‘Irfan-i, Arsyeja dhe Filozofia
(ندگان)پدیدآور
Muḥammad Taqī Miṣbāh Yazdī, Ayatollah
نوع مدرک
Textزبان مدرک
Englishچکیده
Një prej problemeve themelore, i kthyer në çështje përplasjesh ndërmjet përkrahësve të ‘irfān-it dhe kundërshtarëve të saj, boshtohet rreth gjasës nëse arsyeja mund të bëjë apo jo ndonjë gjykim në lidhje me gjithë çfarë përftohet përmes ‘irfān-it; shprehimisht rreth asaj njohjeje që hamendësohet se është fryt i zbulesave dhe i qëmtimeve të brendësishme; apo rreth gjasës tjetër, për shembull, nëse arsyeja mund të hedhë apo jo poshtë disa prej përftesave të arritura nën dritën e zbulesave dhe qëmtimeve në fjalë. Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është mjaft e rëndësishme, dhe kjo për shkak se shumë gnostikë mund të bëjnë një mori pohimesh, rreth të cilave është e pamundur të ofrohet ndonjë shpjegim racional. Gnostikët pohojnë se i zbuluan të këtilla gjëra përmes përvojës së brendësishme, dhe se arsyeja nuk është e aftë që t’i rrokë kuptimësisht; për rrjedhojë, arsyeja nuk ka kurrfarë të drejte që t’i hedhë poshtë apo t’i gjykojë si të papranueshme
کلید واژگان
İrfanArsyeja
filozofia
شماره نشریه
4تاریخ نشر
2016-10-011395-07-10



